Kreu i ushtrisë mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, nuk ka kursyer kërcënimet për presidentin francez Emmannuel Macron, pasi Franca kërkoi shpalljen e grupit ushtarak si një organizatë terroriste.

“Ne mund t’i shkulim me pinca dhëmbët e tij nga ajo gojë e keqe”, u shpreh Prigozhin me tone të ashpra për presidentin francez, ndërsa vijoi duke thënë se do bënte të njëjtën gjë për këdo që vepron në mënyra të ngjashme.

Të martën, ligjvënësit francezë i bënë thirrje BE-së të regjistrojë Wagner në listën e grupeve terroriste të bllokut dhe të ndërmarrë më shumë masa për ta bërë të pamundur aktivitetin financiar të Wagner në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb