ITALI-Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire paralajmëroi sot qeverinë italiane se rregullat e BE-së për buxhetin janë të njëjta për të gjithë shtetet anëtare të eurozonës.

”Këto rregulla janë të njëjta për çdo shtet, pasi e ardhmja jonë është e lidhur ngushtë me njëri-tjetrin”- tha Le Maire, pak para një takimi të ministrave të Financave të eurozonës në Luksemburg.

Ragimi i tij vjen katër ditë pas vendimit të Romës për të patur një deficit më të lartë se ai që qeveria e mëparshme italiane kishte premtuar fillimisht.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb