Ëndrra islandeze merr fund, nga parajsa rikthehen shumë shpejt në ferr. Francezëve i mjaftuan 45 minuta për të mbyllur një nga historitë më të bukura të këtij kampionati.

Francë-Islandë e kthejnë pjesën e mbetur të ndeshjes, në një sfidë tenisi, Bjarnason shkurton diferencat në 5-2 duke i dhuruar një tjetër kënaqësi tifozë të shumtë islandez të pranishëm në stadium

PJESA E DYTË
Respekti për këtë skuadër të vogël është i madh, pavarësisht 4 golave të pësuar në pjesën e parë, tifozët i presin më duartrokitje idhujt e tyre. Kjo situatë me sa duket pati ndikim pozitiv në një kohë kur Sigthorsson ngushtoi diferencat në fillimin e pjesës së dytë. Rrjedha e këtij takimi është e lexueshme, sulmuesit francezë koalidojnë shënjestrën e tyre, Giroud shënon dhe golin e 5-të për gjelat në minutën e 59-të dhe të dytin personal. Me këtë rezultat, rekord skuadra e Deschamps i bën presion në distancë Gjermanisë, kundërshtarit të tyre në gjysmëfinale.

PJESA E PARË
Tashmë Islanda mund të gëzohet me këtë arritje historike, pjesëmarrjen në fazën çerekfinale, pasi organizatorët janë të një tjetër niveli. Skuadra e Deschapms po dhuron një nga ndeshjet më të bukura në këtë Evropian, janë spektakolarë, ashtu si dhe golat e realizuar.

4 gola në një pjesë loje, askush më parë nuk e kanë bërë diçka të tillë në këtë kampionat. Tashmë mendja e të gjithë francezëve shkon tek sfida e radhës ajo kundër Gjermanisë në gjysmëfinale. Giroud, Pogba, Pyet dhe Griezmann shpartalluan “hirushen” e Evropianit.
GOLI I GIROUD

Arbitri i ndeshjes është holandezi Bjorn Kuipers.

Në ndeshjen e fundit Franca mundi Irlandën 2-1, ndërsa Islanda bëri surprizën e Kampionatit Europian duke mundur me shifrat 2-1 Anglinë. Njëra nga këto dy skuadrat që do të dali fituese e sfidës do të përballet me Gjermaninë në gjysëmfinalet e “Francë 2016”.

Ndërkohë ju njohim me formacionet zyrtare:

Franca: (4-2-3-1): Lloris; Sagna, Umtiti, Koscielny, Evra; Matuidi, Pogba; Sissoko, Griezmann, Payet; Giroud. Trajner: Didier Deschamps.

Islanda: (4-4-2): Halldorsson; Saevarsson, Arnason, Sigurdsson, Skulason; Gudmundsson, Gunnarsson, Bjarnason; Sigthorsson, Bodvarsson. Trajner: Lagerback.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: