Një tjetër shtet i rëndësishëm europian, Franca ka regjistruar numër rekord të vdekjeve në 24 orët e fundit, për shkak të koronavirusit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se në shtetin francez në 24 orët e fundit, është regjistruar numër rekord vdekjesh, më i larti që nga fillimi i epidemisë.

Shteti francez në total ka 6507 viktima të regjistruara nga virusi.

Ndërkaq, Franca ka të prekur nga koronavirusi deri në këto momente 64 338 persona, ndërsa janë identifikuar si të infektuar me virusin vdekjeprurës, në 24 orët e fundit 5233 vetë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb