Bursat europiane e mbyllën ditën e sotme me rritje të lehtë dhe Wall Street vazhdon të rezistojë, duke mos u prekur nga përshkallëzimi i tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së, ndërkohë që çmimi i naftës ra pas një rritjeje të shkurtër.

Në pjesën më të madhe, tregjet europiane rifituan terrenin e humbur në fillim të ditës dhe Eurostoxx 50 e mbylli në rritje me 0,35 %.

Edhe Wall Street përparoi nga mesi i ditës, i siguruar nga zhvillimi i situatës mes Uashingtonit r Teheranit, pas fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Zhvillimet e reja gjeopolitike shkaktuan paqendrueshmëri, por investitorët nuk u shqetësuan më shumë se duhej, sepse kjo është një situatë që zgjat prej shumë vitesh, me sulme të vogla të shumta, që krijojnë një klimë të pasigurtë”, tha Andrea Tueni, analist i “Saxo Banque”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb