E përjavshmja satirike franceze “Charlie Hebdo” ribotoi karikaturat e Profetit Muhamed që e kishin bërë atë një shënjestër të terrorizmit islamik.

Kjo u njoftua nga gazeta në prag të hapjes së gjyqit për sulmin i cili në janar 2015 vrau 12 persona në redaksinë e saj.

“Nuk do ta ulim kurrë kokën, nuk do të dorëzohemi kurrë”, shpjegoi redaktori i Charlie, Riss.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb