Franca i bëri thirrje sot SHBA-së që t’i thërrasë arsyes dhe të mos i sanksionojë përsëri produktet franceze, në ditën e fundit të konsultimeve në Uashington për taksën mbi gjigantët dixhitalë e aplikuar prej një viti nga Parisi.

“Kjo luftë tregtare nuk është në interesin e ndonjërit dhe u bëj thirrje miqve tanë amerikanë që të tregohen të arsyeshëm”, konfirmoi ministri francez i Financave Bruno Le Maire.

Këto vërejtje janë pjesë e sulmit francez për të bindur administratën e Donald Trump-it që të mos sanksionojë përsëri produktet franceze në shenjë hakmarrjeje ndaj taksës dixhitale, ndërkohë që tashmë Franca vuan që prej tetorit të vitit të kaluar, ashtu si edhe vende të tjera europiane, nga taksat ndëshkuese të dekretuara nga Uashingtoni si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve mbi Airbus.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb