Presidenti Emmanuel Macron kërkoi sot nga homologu i tij iranian, Hassan Rohani, lirimin e menjëhershën të dy shkencëtarëve të ndaluar në Iran, midis të cilëve antropologia franko-iraniane Fariba Adelkhah, ndaj së cilës u hoq akuza për spiunazh.

“Duke patur parasysh zhvillimet e fundit, Emmanuel Macron kërkoi lirimin e menjëhershën të bashkatdhetarëve tanë, Fariba Adelkhah dhe Roland Marchal”, deklaroi presidenca franceze, në përfundim të një bisede telefonike midis dy presidentëve.

Autoritetet gjyqësore iraniane hoqën dorë nga akuza për spiunazh ndaj Fariba Adelkhah, njoftoi sot avokati i saj, një krim ky i dënueshëm në disa raste me vdekje.

Mbi shkencëtaren rëndojnë edhe dy akuza të tjera: propagandë kundër sistemit politik të republikës islamike dhe marrëveshje të fshehta kundër sigurisë kombëtare.

Edhe Roland Marchal akuzohet për marrëveshje të fshehta kundër sigurisë kombëtare.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb