Qasje e gabuar dhe organizim i mbrapshtë. Kërkuesi shkencor shqiptar, Ermal Frashëri, kritikon nismën e Akademisë së Shkencave për rishkrimin e historisë, në sajë të projektit të prezantuar si “Historia e Shqiptarëve”.

Në një intervistë për “News 24” ai jep argumentet pse teskti i ri, nuk do te prodhojë asgje të re. Ermal Frashëri thotë se në parim “një histori zyrtare, ka ngjryim mentaliteti totalitar”.

Për të problemi kryesor mbetet nje tekst me emertimin zyrtar ndaj sjell një qasje krahasuese për këtë.

“Vetë zyrtarizimi i punimit shkencor është antitezë e shkencës. Vula e Akademisë së Shkencave nuk është mburojë për historinë”, vëren Frashëri.

Prezantimi i projektit ne Akademine e Shkencave, gjykon Frasheri, Doktor Shkencash i diplomuar ne Universitetin e Harvardit, nuk e legjitimon tekstin. Një tjetër problem sipas Frashërit, që gjithaq mbetet po ashtu thellësisht shkencor, është grupi i punës. Emrat e historianëve vëren ai, do të duhej të ishin zgjedhur me kujdes, në nëj vend që ka probleme me të kaluarën e tij.

“Projekti ka përjashtuar shkencëtarët e diasporës dhe nga ana tjetër, ka në të emra si Paskal Milo dhe Pëllumb Xhufi që kanë shfaqur në kohë të ndryshme protagonizëm politik. Që të jem i qartë, nuk kam asgjë personale me Xhufin e Milon, por historia është tjetër gjë. Xhufi e Milo janë shprehur politikisht për historinë. Sigurisht që historianët mund të kenë mendime politike por nuk mund të imponojnë zyrtarisht si histori qëndrimin e tyre personal”, thotë Frashëri.

Ai ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore historike në Shqipëri. Sa i takon deklararës së fundit që Milo bëri për takimin e Mithat Frashërit me greku Napolon Zerva që njihet për masakrën ndaj çamëve Ermal Frashëri, argumenton se qasja e Paskal Milos sa i takon Mithat Frashërit, është personale.

“Milo krijon sensacion me Mithat Frashërin. Ai foli për Mithat Frashërin e Zervën pa dhënë kontekstin. Duke folur për një takim, pa dhënë arsyet dhe rrethanat, Milo
krijon insinuata për Mithat Frashërin. Por takimi i M.Frashërit me Zervën në kohë lufte, nuk ishte tradhti”.

Edhe për deklaratën e prof.Milos mbi letrën e një partizani dërguar nga Sghkodra më 29 nëntor, Ermal Frashëri thotë se qasja e për 29 nëntorin i ngjan një fetishi, një lloj obsesioni iracional.

“Komunistët e vunë 29 nëntorin si simbol, që të dallohej nga 28 nëntori. Ende nuk ka një mendim për të cilin bien dakord të gjithë se ç’është çlirimi? A është çlirimi marrje e qytetit, a është ndalim të shtënash? Në këtë kontekst, Milo është Milo i pabesueshëm”, thotë Frashëri, ndërsa gjykon se të paktën për çështje që Xhufi dhe Milo janë shprehur politikisht, nuk duhet të punojnë në projektin e historisë.

Projekti i historisë së shqiptarëve do të marrë pothuajse tri vite kohë dhe do të kushtojë rreth 300 mln lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb