Thomas Strakoshës deri më tani sa herë i është dashur të mbrojë portën e Lacios e ka kryer më së miri detyrën. Fatmirësisht, aktivizimet këtë sezon kanë qenë të shumta kjo edhe për faktin se Frederico Marchetti në të shumtën e rasteve ka qenë i dëmtuar.

Paraqitjet e 21 vjeçarit jo vetëm që kanë bindur tifozët të cilët pak nga pak po kërkojnë që “veterani” t’i lërë vendit të riut shqiptar, por edhe vetë Marchetti së fundmi është detyruar t’a pranojë se mungesa e tij nuk është ndierë aspak falë formës së së shkëlqyer që po kalon Thomas Strakosha.

Italiani ka folur para mediave për të bërë të ditur se ishte gati për t’u kthyer në fushën e lojës dhe se kishte qëndruar spektator së fundmi vetëm për shkak të një viroze.

“Gjuri është mirë, prej rreth një jave. Por kisha edhe një virozë gripale dhe nuk arrita të stërvitesha për një javë.

Strakosha? Kam një raport shumë të mirë me të dhe ai ka bërë që të mos ndjehet mungesa ime. Pastaj vijmë nga një seri rezultatesh pozitive dhe jam i lumtur që skuadra i ka arritur ato”, tha Marcheti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb