TIRANË

Autori i raportit për demokracinë të “Freedom House” për Shqipërinë, Gjergj Vurmo ka sqaruar se janë dy raporte të ndryshme të kësaj organizate për lirinë dhe demokracinë referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në “Facebook”, Vurmo deklaron se raporti të cilit i referohet Kryeministri Rama është “Freedom in the world 2020” dhe është publikuar më datën 4 Mars 2020, ndërsa raporti i cili është publikuar sot nga FH është “Nations in Transit 2020”.

Sipas raportit të fundit, demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie si pasojë e përkeqësimit të 2 dimensioneve, “Qeverisja demokratike në nivel kombëtar” dhe te “Proceset elektorale”.

POSTIMI I PLOTË
Një shpjegim gazetarëve lidhur me reagimin e KM
Bëhet fjalë për 2 raporte të ndryshme të së njëjtës organizatë – Freedom House (FH).
Raporti të cilit i referohet Kryeministri Rama është “Freedom in the world 2020” dhe është publikuar më datën 4 Mars 2020 (para 2 muajsh). https://freedomhouse.org/…/new-report-freedom-world-2020-fi…
Raporti i cili është publikuar sot (6 Maj 2020) nga FH është “Nations in Transit 2020” https://freedomhouse.org/…/…/2020/dropping-democratic-facade
Nuk dua te paragjykoj shkaqet e këtij konfuzioni dhe as të komentoj keqkuptimin e stafit të Kryeministrit, por e ndjej si detyrim këtë shpjegim.
Raporti “Nations in Transit 2020” vëren se demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie e cila vjen si pasojë e përkeqësimit të 2 dimensioneve – “Qeverisja demokratike në nivel kombëtar” dhe te “Proceset elektorale”. Arsyet dhe analizën e plotë do të mund t’i gjeni në raportin për Shqipërinë i cili do të publikohet i plotë besoj në ditët në vazhdim.

Gjergji Vurmo
Gjergji Vurmo

Pas publikimit të raportit të fundit, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “nga raporti që mat lirinë demokratike del që: Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor” dhe sulmoi gazetarin Vurmo. “Sot një gazetar i dëshpëruar për Shqipërinë që paskej rënë teposhtë, e fundit në Ballkan sipas tij, në Raportin e “Freedom House” për lirinë, donte të dinte sa më vriste mua ndërgjegja për këtë lajm të zi!”, deklaroi kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb