Vendimi për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura do të qëndrojë në fuqi deri në datë 13 dhjetor.

Urdhri i shtyrjes së këtij vendimi është firmosur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Masat në fjalë janë marrë nga Komiteti i Ekspertëve për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Ndërkohë që autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të respektojnë masat e vendosura.

URDHËR
Nr. 349/3, datë 24.11.2021 PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 633, DATË 17.11.2020, “PËR NDALIMIN E GRUMBULLIMEVE NË VENDE TË MBYLLURA APO TË HAPURA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të nenit 7, pika 4, të ligjit nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”; të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19, si edhe në zbatim të vendimit të Komitetit të Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirus i ri nr. 4340, datë 22.10.2021,
URDHËROJ: Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 29.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
MINISTËR I SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE
Ogerta Manastirliu

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb