Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli thotë se Reforma në Drejtësi fshihet pas zhvillimeve të fundit në qeveri dhe PS.

Ai thotë se prej frikës nga drejtësia ndodhën ndryshimet në qeverinë Rama 3 dhe lëvizjeve të pakuptimta sipas tij në PS.

Për Kadillin, Reforma në Drejtësi duhet të veprojë shpejt pasi vetëm ajo mund t’i kthejë shqiptarëve dinjitetin.

 

STATUSI NGA FATBARDH KADILLI

Reforma në Drejtësi është frika e vetme që fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë Rama 3 dhe lëvizjeve të pakuptimta në PS.

Shqiptarët kanë pritur gjatë, shumë gjatë për të parë drejtësi.

Kjo reformë nuk duhet vetëm të trembë. Duhet të veprojë, duhet mbështetur dhe jo paragjykuar dhe aq më pak, nuk duhet përqeshur.

Reforma dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë shpejt, me forcë dhe me drejtësi.

Vetëm kjo i kthen dinjitet shqiptarëve të ndershëm që shpresojnë se liria funksionon, që shpresojnë se demokracia u shërben atyre dhe jo padronëve politikë dhe as klientëve të politikës në biznes, në meida, apo në thellësitë e krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb