Pas Serie A edhe ndeshjet në Kupat e Europës që do të luhen në Itali do të jenë me dyer të mbyllura. UEFA duhet të përshtatet me dekretin e qeverisë italiane, ndërsa vetë organi më I lartë i futbollit europian, po monitoron me vëmendje të veçantë situatën edhe për sfidat që pritet të luhen në shtetet e tjera.

093922661 20076625 Fe23 4bd3 9de9 A04614a6562c
093922661 20076625 Fe23 4bd3 9de9 A04614a6562c

Në pritje të një vendimi përfundimtar, e sigurt është që përballja në Champions League, Juventus-Lyon dhe ato në Ligën e Europës, Inter-Getafe dhe Roma-Sevilla do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb