SHBA

Një person në California, SHBA, i cili ishte “i frikësuar për të shkuar në shtëpi për shkak të Covid” jetoi i fshehur në Aeroportin O’Hare në Chicago për tre muaj shkruan Cnn.

Aditya Udai Singh, 33 vjeç, u arrestua të shtunën në mëngjes dhe u akuzua për fshehjen në një zonë të kufizuar të aeroportit dhe vjedhje të rreth 500 dollarë, konfirmoi departamenti i policisë i i Chicago-s.

Ai më pas pretendohet të ketë jetuar i fshehur në zonën e sigurisë së aeroportit deri në arrestimin e tij më 16 janar. Singh u arrestua pasi dy punonjës të ‘United Airlines’ i kërkuan mjetin e identifikimit.

Ai u kishte treguar një distinktiv ID të aeroportit që i përkiste një menaxheri, i cili e kishte raportuar atë të humbur në fund të tetorit. Avokatja e Shtetit, Kathleen Hagerty tha në gjykatë se Singh pretendoi të ishte “frikësuar të shkonte në shtëpi për shkak të Covid” dhe se udhëtarët e tjerë i kishin siguruar atij ushqim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb