Menjëherë sapo siguruan kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League, të shumtë ishin lojtarët e PSG të cilët vendosën të largohen nga Franca. Frika nga Covid-19 bëri që disa lojtarë të paguanin shifra të majme vetëm e vetëm për tu larguar nga Parisi, një prej tyre është dhe Keylor Navas.

Kelor
Kelor

Ashtu si shokët e tij, Thiago Silva, Neymar e Cavani, edhe Navas vendosi të rikthehet në vendlindje, në Kosta Rika, por kjo arratisje i kushtoj jo pak. Sipas Espn, portieri i PSG pagoi afro 200,000 euro për tu larguar së bashku me familjen e tij me një udhëtim privat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: