Covid-19 nuk është shfaqur ende në pjesën e Amerikës së Jugut por autoritet vendase i druhen përhapjes së këtij virusi nga vendet europiane. Për të shmangur një skenar të tillë nuk kanë ndërmend të kursejnë askënd, as lojtarët më të famshëm. Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal do të futen në karantinë menjëherë sapo të zbarkojnë në Kili në kuadër të ndeshjeve eliminatore që kjo përfaqësuese do të zhvilloj për kualifikueset e botërorit, më 26 mars do të luajnë kundër Uruguait.

Chile V Australia: Group B 2014 Fifa World Cup Brazil
Chile V Australia: Group B 2014 Fifa World Cup Brazil

Për të bërë publik këtë lajm ka menduar Ministri i Shëndetësisë, Santa Jaime Manilich: “Nuk bëjmë asnjë përjashtim në bazë të profesioneve, askush nuk është imun ndaj virusit. Nuk do të ti lëmë të lirë lojtarët gjatë periudhës së grumbullimit, do të izolohen individualisht ose kolektivisht në ambientit e përfaqësueses”, u shpreh ndër të tjera Ministri i Shëndetësisë. Mes lojtarëve të tjerë që mund të futen në karantinë është edhe Gary Medel, mesfushori i Bolonjës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb