Pas shtatë golave të shënuar në tre ndeshjet e tij të para me Borusian e Dortmundit, ylli në ngjitje, Erling Haland, po e rrit shumë popullaritetin e tij. Një sukses që e ka detyruar Federatën Norvegjeze të Futbollit që të mbrojë ish-sulmuesin e Salcburgut.

Nga dita e sotme, qendërsulmuesi e ka të ndaluar të japë intervista përpara ndeshjes së play-offit kundër Serbisë, e vlefshme për Euro2020. Haland, shkruan e përditshmja “Verdens Gang”, mund të japë deklatrata vetëm për TV2, transmetues norvegjez i licensuar për të drejtat e Kombëtares së drejtuar nga Lars Lagerbak.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb