Gratë, fëmijët dhe të moshuarit në Dnipro janë nxitur të evakuohen sa munden nga kryebashkiaku i qytetit, pas rritjes së frikës për intensifikimin e luftimeve në Ukrainën lindore.

Në një videomesazh, Borys Filatov tha se kushdo që nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në infrastrukturën kritike duhet të largohet nga qyteti në Ukrainën qendrore për në vende më të sigurta në perëndim të vendit, duke pasur parasysh “përkeqësimin e situatës në Donbas”, raporton BBC.

Dnipro, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth një milion, aktualisht po sheh një fluks njerëzish që janë evakuuar nga zonat në lindje të tij.
Rekomandimi vjen pas paralajmërimeve të ngjashme nga autoritetet në Luhansk dhe Donetsk, për një sulm të mundshëm të rusëve javën e ardhshme.

5328b331 Be01 4de1 8498 2572ec57639e
5328b331 Be01 4de1 8498 2572ec57639e

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: