Rreth 50 lojtarë mendojnë të kundërshtojnë fillimin e kampionatit. Premier League, sipas projektit “Restart”, duhej të nisë më 12 qershor kur të gjitha ndeshjet do të luhen në fushë neutrale dhe me dyer të mbyllura. Sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, mund të jenë të paktën 2-3 lojtarë për skuadër që nuk duan që kampionati të rifillojë.

Sipas gazetës, shqetësimet kryesore të lojtarëve kanë lidhje me transmetimin e virusit tek anëtarët e familjes, sidomos te fëmijët e vegjël. Liga ka propozuar një protokoll shëndetësor për stërvitjet individuale dhe ka ftuar 20 klubet e kampionatit për një takim që do të zhvillohet ditën e hënë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb