Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, partitë politike kanë ndezur motorët e mbledhur energjitë për fushatën zgjedhore.

Ndërsa “News24” do të vijë së shpejti me “Frontline”, përballjen e re të aktualitetit politik.

Marsela Karapanço, autorja dhe moderatorja e këtij formati, do të presë në vijën e parë të betejës politike, protagonistët e saj, por këtë herë, në një format tërësisht të ri.

Në studio do të hidhen ide, analiza, do të prodhohen debate, do të diskutohet edhe për çështje ekskluzive që do të jenë në fokus të minutave të “Frontline”.

“Ata kanë betejën e tyre politike, ne jemi në vijën e parë, Frontline”, shprehet Karapanço.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb