TIRANE

Forumi Rinor i Partisë Demokratike u anëtaresua zyrtarisht në organizatën e studentëve demokrate europiane EDS (organizata zyrtare e studentëve të Partisë Popullore Europiane).

Në aktivitetin e titulluar ”Universiteti i Dimrit” i mbajtur në Barcelone, u vlerësua levizja studentore në Shqipëri dhe u ofrua ndihma e kësaj organizate ndaj studentëve shqiptare në realizimin e kërkesave të tyre të prezantuara nga drejtuesit e FRPD. Në këtë aktivitet kishin aplikuar disa organizata rinore për anetaresim, ku me vote unanime FRPD ishte e vetmja organizatë qe u pranua si anëtarja më e re e EDS.

Anetarsimi në këtë organizatë është një mbështetje e jashtëzakonshme nga grupi më i madh politik i Europës për studentet, për rinine shqiptare, të sotmen dhe të ardhmen tonë. Së bashku me EDS, FRPD do të hartoje një program bashkëpunimi mes studentëve shqiptare dhe atyre nga vendet Europiane për të fituar njohuri, eksperiencë por dhe rritur mundësite për suksese e karriere personale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

EDS është organizata studentore më e madhe dhe e rëndesishme ne Europe duke përfaqësuar 40 organizata rinore Europiane e miliona studentë. EDS ka gjithashtu një rrjet të gjerë bashkepunimi me organizata studentore nga e gjithë bota.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: