TIRANE– Deputeti Mark Frroku është marrë sot në pyetje për çështjen “Doshi”. Oficeri i policisë gjyqësore, Arjan Muçaj, ka marrë në pyetje Frrokun në ambientet e një spitali privat në kryeqytet, ku deputeti ndodhet aktualisht pasi dy ditë më parë shfaqi probleme me zemrën. Në këtë takim i cili zgjati vetëm 10 minuta, oficeri i policisë gjyqësore, Arjan Muçaj, shoqërohej nga avokati i deputetit Frroku.

Por Frroku i është përgjigjur shkurtimisht pyetjeve të oficerit të policisë gjyqësore duke i qëndruar deklarimeve të tij të mëparshme për çështjen “Doshi”.

“Nuk kam asgjë për të thënë për çështjen “Doshi”. U qëndroj deklaratave që kam dhënë. Nuk kam për të dhënë shpjegime të tjera”, mësohet të jetë përgjigjur deputeti Frroku ndaj pyetjeve të oficerit të policisë gjyqësore.

Prej dy ditësh, deputeti Mark Frroku ndodhet në spital për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb