TURQI- Organizata “FETO”, e cila është e njohur me mbi 50 mijë biznese në mbarë botën po përballet me goditje të forta, pasi pak çaste më parë, Turqia ka lëshuar një urdhër arresti për 110 funksionarë në Forcat Ajrore, mes tyre edhe 3 kolonelë dhe 2 nënkolonelë, raporton “Anadolu Agency”.

Kjo organizatë drejtohet nga kleriku Fetullah Gylen, ndërsa autoritetet turke akuzojnë këtë si organizatorin e grushtit të shtetit të dështuar në vitin 2016, ku shumë persona kanë përfunduar në pranga të policisë.

Rikujtojmë se presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se do të vijojë puna për të ndaluar të gjithë  personat, të cilët dyshohen se kanë lidhje me aktin e grushtit të shtetit  në 2016.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb