Pas një periudhe qetësie, “xhaketat e zeza” u rikthyen të bëjnë protagonistin, fundja Superliga është futur tashmë në pjesën e “nxehtë” ku çdo detaj, çdo pikë mund të rezultojë përcaktues në fund. Si gjithnjë, gjithçka nis nga Vlora, pasi edhe këtë sezon, Flamurtari është ai që akuzon më fort, deklaratat e Dajës pas ndeshjes kundër Kukësit rikthyen në qendër të vëmendjes arbitrimin.

Me Kukësin që kërkon me çdo kusht titullin kampion këtë sezon, Tirana ka “frikë”, i druhet faktit, që arbritrat mund të bëjnë protagonistin, dhe për këtë arsye të enjten i është drejtuar me shkresë zyrtare FSHF-ës, duke i kërkuar që këtë takim të drejtojnë më të mirët, gjyqtare më stemën e FIFA-s.

Kukësi nuk shqetësohet për ketë fakt, fundja deri në këtë pikë të sezonit nuk ka pasur ankesa për arbritrat, as për këtë takim nuk ka një kërkesë specifike. Verilindorët vijojnë të zgjedhin Kamzën si stadiumin që i shkon më shumë përshtat, por në sfidën e fundit kundër Laçit, u pa qartë që duhet të bëjnë diçka më shumë për të siguruar si duhet mbarëvajtjen e tij pasi dihet që të pranishëm në këtë takim do të jetë edhe tifozët ultras të Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb