Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar AF Elbasanin dhe Vllazninë për shkelje të rregullave disiplinore gjatë ndeshjeve.

Sipas vendimit, “AF Elbasani” është dënuar me gjobë në masën 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar.

Ndërkohë, edhe “KF Vllaznia” është gjobitur me 100.000 lekë për sjellje të gabuar të tifozëve, përfshirë hedhjen e sendeve në fushë dhe përdorimin e koreve fyese ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Po ashtu, “KF Vllaznia” është paralajmëruar për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistat pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit. Komisioni thekson se në rast përsëritjeje, klubi do të përballet me masa të tjera disiplinore.

Sipas rregullores, ndaj këtij vendimi lejohet ankim brenda 3 ditëve në Komisionin e Apelit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb