Gjykata e Tiranës ka vendosur sot pezullimin e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së derisa të përfundojnë hetimet për manipulimet në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Por po sot, Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi materialet zgjedhore dhe ua shpërndau anëtarëve të FSHF, duke vijuar me procesin në përgatitje të Asamblesë Zgjedhore të programuar më 2 mars.

FSHF mund të përballet me penalitete siç e parashikon Kodi Penal në Nenin 320/a “Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës (Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001)”

“Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, shkruhet në këtë nen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb