Sipas imunologut amerikan Anthony Fauci, doza e tretë e vaksinës rrit mbrojtjen nga variantet e Coronavirusit deri në 44 herë. Gjithashtu ai shtoi se varianti “Delta” ka një ngarkesë virale deri në një mijë herë më të lartë, çka e bën atë të ulë efikasitetin e vaksinës dhe sipas tij, një dozë e tretë është një mundësi për të ulur rastet e rënda dhe umrin e fataliteteve.

Me dozën e tretë të vaksinës Moderna, 15 ditë pas administrimit ka një rritje të mbrojtjes në krahasim me variantet e koronavirusit. Kjo u raportua nga imunologu amerikan Anthony Fauci, sipas të cilit rritja është “23 herë në krahasim me mutacionin D614G (e para), 32 në krahasim me mutacionin B.1.351 (Afrika e Jugut) dhe 44 herë në krahasim me mutacionin P .1 (braziliane) “. Të dhëna të ngjashme gjenden “për përforcuesin Pfizer”.

Imunologu, i cili foli në Kongresin e internistëve Fadoi, gjithashtu raportoi se “transmetueshmëria e variantit Delta është shumë më efikas se variantet e tjera dhe ngarkesa virale në rrugët e sipërme të frymëmarrjes të njerëzve të infektuar është deri në një mijë herë më e lartë se në variante të tjera. Në Shtetet e Bashkuara kjo ka çuar në një ulje të efektivitetit të vaksinave kundër formave të rënda të sëmundjes me shtrime në spital, që është nga 91 në 81% për Moderna dhe nga 85 në 75% për Pfizer “.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb