7 në 7, Sevilla triumfon për herë të 7 në Europa League, një sukses i pabesueshëm që shpëton një sezon që po shkonte drejt dështimit total. Tifozët festuan deri në orët e para të mëngjesit për këtë arritje të madhe, një sukses që do të kujtohet gjatë dhe përforcon statusin e tyre si superfuqi në këtë turne.

Sevilla rrezikoi këtë sezon të binte nga kategoria, shkarkuan dy trajnerë, por në fund e shohin veten sërish në majë të Evropës.

Nuk është koha për të kthyer kokën pas, por për të festuar për këtë trofe, ndërsa më pas klubi do të përgatitet për një revolucion ku nga trajneri dhe shumë lojtarë, të gjithë janë në dyshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb