GREQI- 10 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën në ishullin grek, në lindje të Detit Egje, pasi katër anije janë fundosur. Rojet bregdetare në Greqi, kanë mundur të shpëtojnë nga këto anije 241 persona. Sakaq, me mijëra emigrantë po mbërrijnë në ishullin Lesbos, pas një udhëtimi të rrezikshëm që ndërmarrin nga Turqia. Shumë persona të tjerë po përdorin një rrugë tjetër të rrezikshme të bregdetit të Libisë. Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin të Gjermanisë. Një fëmijë 4-vjeçar, i cili u rrëmbye në ditët e para të tetorit në një qendër regjistrimi për refugjatët, është gjetur pa jetë në një makinë. Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, pronarin e makinës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: