Dy automjete janë përfshirë në një aksident me pasoja, mbrëmjen e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Fusha e Loparit”, pranë shkollës 9-Vjeçare “Jorgji Dilo”, ne afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një automjet tip “Mercedes”, që drejtohej nga një grua, u përplas me një automjet tjetër tip “Fuoristradë”.Shkak i përplasjes mes tyre dyshohet të jetë bërë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara, me te cilën ka qenë duke lëvizur mjeti tip “Fuoristradë”.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale. Fatmirësisht dy drejtuesit e automjeteve janë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi morën ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: