TIRANE – Policia e Shtetit ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet.

Seksioni kundër Narkotikëve në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike arrestoi në flagrancë shtetasit: Armando Dervishi, 21 vjeç, banues në Çorovodë.

80a8e2f6 67f6 4ee2 872e 3cd6d33e23c4
80a8e2f6 67f6 4ee2 872e 3cd6d33e23c4

Këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Gjithashtu në pranga ra dhe Fatjon Shkalla, 24 vjeç, banues në Farkë, gjatë kontrollit të ushtruar në Farkë në banesën e këtij shtetasi, në një kavanoz iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 101 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.  69 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

999500e9 4fce 4acf 9031 Dc01f80b54a0
999500e9 4fce 4acf 9031 Dc01f80b54a0

 (e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: