Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, komentoi ideologjitë e ndejkura në fushatat elektorale të dy partive më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Socialiste.

Sipas Nazarkos, Rama e ka përqendruar fushatën e tij tek vaksinimi dhe e ka shitur këtë si një sukses. Nga krahu tjetër sipas Nazarkos, Basha e ka injoruar këtë fakt, për arsye se sipas tij, e ka të vështirë të pranoj që qeveria po bën mirë në këtë proces.

Do e nisim me fushatën elektorale dhe me vaksinimin, si e shikoni ju atë që po ndodh me vaksinimin dhe qëndrimi që po mban mazhoranca nga njëra anë dhe opozita nga ana tjetër?

Mentor Nazarko: Vaksina është shndërruar në një temë kryesore të fushatës, në një instrument diferencial të Partisë Socialiste përkundjet opozitës, kjo është në favor të qeverisë, që ka nisur procesin e vaksinimit masiv. Përdorimi i vaksinës për fushatë elektorale. Në Izrael një figurë si Netanyahu, arriti të fitonte zgjedhjet për shkak të vaksinimit të hershëm të popullsisë, sigurimit të vaksinës. Në këtë kuptim kjo që po ndodh në Shqipëri është e zakonshme. Rama po mundohet të fitojë kredite nga një vaksinim i hershëm në Ballkan, ku këtë atribut e ka vetën Serbia, e cila ka marrë shumë vaksina dhe s’ka pasur preferenca për këtë gjë. Rama po e përdor vaksinën në favor të tij. Po përpiqet të tregoj me gisht kundërshtarët e tij, sikur ata nuk po kujdesen për rregullat, ndërsa Rama po hiqet si gardiani i shëndetësisë. Rama po përpiqet ta bëjë këtë me një farë modestie, kur përshembull vendosi t’i japë Kosovës 10 mijë vaksina. Ndërsa PD po i shkel rregullat, e po krijojnë idenë se fryma e ndryshimit janë tek PD.

Ju e vendosni vaksinën në dy qëndrime, tek besimi dhe ndryshimi?

Mentor Nazarko: Pandemia ka prodhuar dukuri elektorale të çuditshme, ka prodhuar psikoza kolektive. E kanë fokusuar vëmendjen tek kryeministri. Ça është Shqipëria krahasuar me botën, përqendrimi i vëmendjes duke e vendosur vëmendjen tek një figurë që është më i fuqishmi, është tepër normale. Rama ka luajtur rolin si shpëtimtari i popullit. Ai e ka vendosur veten në vetë të parë për të siguruar vaksinat. Kush e kuptonte një konjukturë ndërkombëtare që kanë luajtur e janë në një garë të rëndësishme për të kontrolluar një treg miliardash. Nëse për një grip të thjesht ne duhet të vaksinojmë çdo ditë. Edhe qëndrimi Perëndimore ka ndryshuar. Edhe Macron dhe Merkel kanë biseduar me Putin për vaksinën ruse, është fakt. Kosova, ka patur qasje më iracionale të mundshme për shkak të vaksinës, ajo ka preferuar jo vaksinë ruse e kineze, jo dhuratë nga Serbia. Federata e shërbyese shëndetësor në Kosovë, thotë mos e injoro vaksinimin ruse e kineze. Kjo është një budallëk. Nëse Shqipëria ia lejon veten luksit për të refuzuar vaksinën ruse e kineze, Kosova s’mund ta bëjë.

Basha po bën takime me fermerë, njerëz, sikur pandemia të mos ekzistonte. Rama vijon me paralajmërime, deri diku tek kërcënime, ça ndodh në rastin nëse fiton opozita?

Mentor Nazarko: Vaksinat janë siguruar për lidhjet e tij personale, në lidhje me Erdoganin, të ndërtosh një fabrikë është një preferencë e Erdoganit për Ramën, shto këtu dhe ndërtimin e spitalit memorial të Fierit. Basha nuk merret me pandeminë, sepse s’ka ç’të thotë. Ai nuk ka zgjedhur të shkojë e të duartrokasë Ramën për vaksinat, por e injoron atë. Narrativa që ekziston është kjo, që Rama thotë se e dua një mandat të tretë, pasi mandati i dyti ishte i kushtëzuar nga pandemia e tërmetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb