Kur futbolli të kthehet në fushë pas ndërprerjes së gjatë si pasojë e Coronavirus, asgjë nuk do të jetë si më parë. Përveç protokolleve sanitarë që duhet të zbatohen me korrektësi, edhe rregullat e lojës pritet të ndryshojnë.

3171 2114 2.53550078
3171 2114 2.53550078

Sipas mediave angleze, FIFA pritet të konfirmojë shtimin e numrit të zëvendësimeve gjatë 90 minutave të rregullta të ndeshjes. Aktualisht, një skuadër mund të bëjë vetëm tre zëvendësime, ndërsa pas rinisjes së kampionateve ky numër do të shkojë në pesë. Në këtë mënyrë, qeveria europiane e futbollit kërkon të ndihmojë ekipet, që pas ndërprerjes do të vuajnë formën e lojtarëve, pasi ata të kthehen në fushën e lojës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: