Tre futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Alban Bushi, Andi Lila dhe Edvin Murati pas sportit mesa duket do t’i kthehen politikës, e duke zgjedhur të bëhen ‘Ambientalistë. Ata kanë dhuruar një atmosferë unike në aktivitetin e organizuar nga Partia Agrare Ambientaliste për rininë.

E njohur ndryshe si Lidhja Rinore Ambientaliste, të rinjtë e kësaj force u mblodhën së bashku për t’i dërguar siç thanë ata, një mesazh të qartë politikës shqiptare. Kryetari i PAA, Agron Duka iu ka drejtuar të rinjve thirrjen “Mos ik!” duke theksuar se ata do të gjejnë pranë kësaj force mbështetjen që deri më sot nuk e kanë gjetur.

Ndërsa kreu i LRA, Hergi Tabaku duke iu drejtuar bashkëmoshatarëve të tij tha se nga sot qeveria do ta ketë të vështirë të sillet si deri më tani me të rinjtë. Në aktivitet performoi edhe këngëtari Renis Gjoka si dhe grupi i baletit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb