Alexander Kolarov thotë mjaft. Mbrojtësi anësor është larguar nga futbolli i luajtur në moshën 36 vjeçare, teksa lajmin e ka dhënë përmes një letre.Futbollisti ka qenë pjesë e skuadrave të rëndësishme në karrierën e tij, pasi vjen nga një periudhë ku luajti për Interin.Gjithashtu, Kolarov ka kontribuar për Lazion, Romën dhe Manchester City.

 

“Sot i them lamtumirë futbollit. E kam ditur gjithmonë që herët a vonë kjo ditë do të vinte dhe, pavarësisht kësaj, jam mirënjohës që kam arritur të realizoj atë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime.Tashmë jam projektuar drejt ‘jetës sime të dytë’ në botën e futbollit.Dhe për këtë, sapo të publikohen njoftimet, do të regjistrohem në kurset e kualifikimit, fillimisht si skaut dhe menjëherë më pas si një drejtor sportiv në Qendrën Teknike Federale të Coverçianos” – Shkruajti ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: