TIRANE

Bashkëshortja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Alisa Gjimshiti është shtatzënë dhe cifti do të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt.

Futbollisti është shprehur se lajmi që do bëhet baba e ka ndryshuar shumë dhe tani mendon për tre persona.

“Jemi duke pritur një fëmijë dhe jemi shumë të lumtur me gruan që do të bëhemi prindër. Lajmi se do të bëhem baba më ka ndryshuar shumë, pasi tani po mendojë ndryshe, mendojë gjithmonë për tre persona, për vete, gruan dhe beben. Kam një motiv më të madh tani si në karrierë ashtu edhe në jetë për suksese të reja. Dua të jem një baba shembull për ta rritur fëmijën tim me gjitha të mirat”- tha futbollisti i Kombëtares Shqiptare për Telegrafin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: