Merr fund “telenovela” Arbër Zeneli, futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në kampionatin francez. Ai ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e Stade de Reims. Zeneli është prezantuar të shtunën si futbollist i Reimsit dhe ka nënshkruar një kontratë 4.5 vjeçare. Për shërbimet e Zenelit, flitej se kishte interes edhe nga kampionati anglez, nga ekipi i Çelsit. Megjithatë, duket se gjithçka ka qenë një thashethem i merkatos, pasi edhe vetë klubi i Herenvenit njoftoi se Zenelit i është dhënë leje. Në një postim të ditëve të fundit, klubi i Herenvenit shkruante se për Zenelin ka oferta nga Reims dhe se i është dhënë leje për të biseduar me skuadrën franceze, ndërkohë që më në fund është arritur akordi mes palëve. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb