Amir Rrahmani ka impresionuar me paraqitjet e tij në fanellën e Napolit. Futbollisti kosovar është bërë një titullar i padiskutueshëm dhe një lojtar mjaft i rëndësishëm i klubit italian këtë edicion.

Së bashku me Juan Jesus, ai e përbën njërën prej dysheve më të mira të qendrës së mbrojtjes në Serie A. Për këtë arsye, napolitanët po mendojnë ta shpërblejnë përfaqësuesin kosovar.

Gazeta italiane “Corriere dello Sport” njofton se klubi nga “San Paolo” e ka përgatitur kontratën e re për ish-futbollistin e RNK Split, Dinamo Zagrebit, Lokomotiva Zagrebit e Veronës.

Po sipas gazetës Rrahmani mund ta vazhdojë kontratën në muajin mars. Kontrata e tij aktuale do të përfundojë në vitin 2024, por ai do ta zgjasë atë edhe për disa vite.

Napoli e vlerëson lojtarin dhe nuk dëshiron ta lëshojë lehtë atë. Për këtë, ideja e presidentit Aurelio De Laurentiis është që ta “blindojë” 27 vjeçarin me një kontratë afatgjate.

Edhe vetë futbollisti kosovar po ndihet rehat në Napoli dhe do ta vazhdonte me kënaqësi kontratën dhe qëndrimin në këtë klub. Presidenti Daurentiis ka njoftuar se rroga maksimale e një lojtari në klub do të jetë 3.5 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb