Ndeshja e mbrëmshme mes Zvicrës dhe Kosta Rikës, që ishte takimi i fundit i grupit E, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, çka bëri që Zvicra të kualifikohej në 1/8-ën e finales në Kupën e Botës “Rusia 2018”.


Pas ndeshjes, mësohet se FIFA i ka thirrur dy futbollistë të Kosta Rikës për të bërë testin anti-doping, dhe po ashtu edhe futbollistin e Zvicrës me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri.


Madje Shaqiri përmes një postimi në faqen e tij në Instagram, e ka bërë vetë të ditur këtë lajm, ku shkruante: “Në 16 të fundit! Punë e mirë djema! Doping me miqtë e mi të Kosta Rikës! 2-2 rezultat fer!”.
Xherdan-Shaqiri-Instagram-post
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb