Konfirmime të mëtejshme për të ardhmen e Koopmeiners. Mesfushori holandez i Atalantës me gjasë do të largohet nga Bergamo, në verë.

“I thashë Atalantës se dua të largohem verën e ardhshme. Besoj se ka disa opsione për të menduar. Në Bergamo unë dhe partnerja ime kaluam bukur. Vitin e kaluar ka pasur interes konkret nga Napoli” – Tha lojtari nga grumbullimi i Kombëtares.

Futbollisti është një nga të preferuarit e trajnerit të Atalantës, Gasperini, pasi këtë sezon ai ka luajtur jo pak por mbi 25 ndeshje në Serie.  26-vjeçari po luan sezonin e tij të 3-të në Serie A. Koopmeiners më herët ëshët aktivizuar në Holandë, në radhët e AZ Alkmaar.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: