TIRANE – Byroja e Kuvendit do të mblidhet sot për incidentin e së enjtes në sallën e parlamentit, ku deputetë të Partisë Demokratike u përplasën me deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ky i fundit acaroi atmosferën në sallën e Kuvendit, teksa u përplas verbalisht me ish-kryeministrin Berisha. Më pas, Ristani, Paloka e Keta tentuan që ta largonin nga foltorja, por ndërhynë punonjësit e Gardës për të parandaluar konfliktin fizik.

Nga njëra anë, PS-ja kërkon që të përjashtohen nga Kuvendi deputetët Berisha, Ristani, Paloka e Keta, ndërsa opozita kërkon përjashtimin e Braçes me 10 ditë, duke pretenduar se ka përdorur një fjalor të ulët ndaj grave deputete të Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrit, Berisha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: