Ish-administratori i deleguar i Milan, Adriano Galliani, në një intervistë për “ANSA” ka folur për derbin e ditës së dielë i cili ka korresponduar me zgjedhjet politike të 4 marsit.

Galiani nuk nguron të risjellë në mendje derbin e vitit 20001, kur Milan fitoi thellë 6-0 dhe dy ditë më vonë, Silvio Berlusconi u bë Kryeministër.

“A mund të përsëritet ky skenar? Një fitore 6-0 do të ishte një kërkesë shumë e madhe për Shën Antonion… Por një dopietë do të ishte e bukur. Interi i zgjedhjeve është lëvizja ‘5 Stelle’, jo PD. Janë më të dëmshëm, janë rreziku i madh për Atdheun. Të dielën do të jem në ‘San Siro’ dhe do të përjetoj derbin me pasionin e përhershëm”,- parashikoi Galliani, ndërkohë që për fitoren me penallti ndaj Lazios në Kupën e Italisë, ish-drejtuesi kuqezi u shpreh:

“Kam festuar njëlloj si në penalltitë e Superkupës në Doha. Pastaj i dërgova menjëherë një mesazh Fassones, Gattusos, disa futbollistëve që shënuan penalltit, si Bonaventura dhe Romagnoli, si dhe Gigo Donnarummas që i priti”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb