Drejtori i Përgjithshëm i News24 dhe BalkanWeb Robert Rakipllari i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili ka folur në lidhje me garën për kreun e SPAK teksa ka thënë se deklarata e kryeministrit Rama në lidhje me garën për kreun e gjykatës së posaçme ishte në konflikt të thellë interesi sepse vetë ai është potencialisht objekt i hetimit të SPAK.

Sipas tij SPAK është i vetmi institucion i cili nuk është kapur plotësisht dhe do tentohet të kapet përmes zgjedhjes së kryetarit të tij në ditët në vijim.

Ai shtoi më tej se fjalori i Ramës në deklaratat e fundit është sovranist duke i kujtuar KLP që të zgjedhë kreun e SPAK dhe duke thënë që mandati i ambasadores Kim ka mbaruar duke treguar që ka një përplasje të qartë mes të dyve.

“Ka një debat të hapur nga ambasadorja amerikane që para 2-3 javësh ka ngritur shqetësimin për manipulimin e procesit. Ka saktësuar që ky proces nuk mund të ndikohet nga politika dhe nga ana tjetër kryeministri që është subjekti i parë i hetimeve të SPAK-ut. Është e qartë që SPAK do hetojë politikanë të niveleve të larta, kryeministrin të parin. Deklarata e tij që e zgjedh ky apo ai është në konflikt të thellë interesi sepse vetë ai është potencialisht objekt i hetimit të SPAK. Në këtë kuptim kemi një deklaratë të tij në konflikt interesi të thellë.

Nëse e zgjedh KLP nuk ka pse t’ia kujtojë kryeministri dhe së dyti nuk ka pse të thotë që ka mbaruar mandati i ambasadores Kim. Ka një përplasje të qartë fare. Në momentin që kjo reformë po bëhej kryeministri përmendte SHBA dhe BE dhe ishte opozita që e merrnin koston që këta dalin kundër SHBA dhe BE-së për reformën. Tani SPAK-u është i vetmi institucion që nuk është kapur plotësisht dhe që do tentojë të kapet përmes kryetarit të tij. Në këtë moment fjalori i kryeministrit është një fjalor sovranist që e vendosim ne nuk vendos ambasada e të tjera që ngjan me fjalën e Berishës që është non-grata në këto momente”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: