Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Neritan Ceka foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe të përçarja në Partinë Demokratike.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, ai tha se Partia Demokratike po shkon drejt asgjësimit, duke theksuar se të njëjtin fat pritet të ketë edhe PS, kjo e fundit për shkak të marrjes së pushteteve, ndërsa shtoi se rotacioni në vend do të ndodhë me krijimin e një force të re politike.

Pjesë nga intervista në studio:

Situata politike në vend

Neritan Ceka: Nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përgjegjës për këtë janë partitë politike në Shqipëri, është populli që nuk duhet të shkojë të votojnë. Deri ditën që anëtarët e partive të ikin nga kutitë e votimit dhe këtu bashkëpunëtore është OSBE që pranon të numërohen vota si në Kore të Veriut dhe këtë e bëjnë për rrogën e tyre. Duan të krijojnë idenë që kanë nevojë për OSBE. Mendoni sikur paratë tona në bankë të numërohen nga anëtarë të partive? Çfarë do të ndodhte? Por shqiptari  s’e pranon kurrë, por fatin e tij të fëmijëve të tij ia lë në dorë partive politike.

Situata në PD

Neritan Ceka: Ajo që pretendon se ka vulën po i sjell një dëm politikës shqiptare. Duke dashur të tregojnë se janë proamerikan. Por këta zotërinjtë duhet t’i thonë popullit shqiptar që kaq e patëm.

Berisha 33 vite në krye të PD, duhet një tërheqje?

Neritan Ceka: Do të thoja që nesër, por politika nuk është racionale. Ai që është në politikë qëndron se ka një grup të madh interesash…Në këtë kushte që është PD po shkon drejt asgjësimin, ashtu si po shkon edhe PS, si ajo bretkosa që kërkoi të bëhet ka dhe pastaj plasi. Rotacioni do të vijë nga dalja e një force të re.

Zgjedhjet për kryetar të PD

Neritan Ceka: Komedi në fund të verës, kur nuk ka asnjë publik. Është një zhgënjim, ajo që është krijuar me aq shumë mund, po përfundon në teatër provincial. Zonja Tabaku do të ishte një model, Jozefina Topalli po ashtu do të ishte një model. Në parti nuk mund të futesh pa pasur karrierë, nëse PD nuk del me një program ndryshe , do të dalë një forcë tjetër ta bëjë këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb