TIRANË

Me sa duket është më lehtë të marrësh një kredi 10 mln euro se sa kredinë për pagat e luftës, me garanci sovrane nga shteti si pjesë e paketës financiare për të ndihmuar biznesin në këtë periudhë krize nga pandemia e koronavirusit.

Shoqatat e bizneseve kanë shprehur ankesa për bankat të cilat sipas tyre nxjerrin pengesa burokratike. Kjo gjë po lë pa paga punonjësit për dy muaj.

“Bankat nuk japin kredinë për pagat e punonjësve. Më lehtë të marrësh kredi 10 mln euro sesa kredinë për pagat. Bankat nxjerrin pengesat burokratike. Po lënë punonjësit 2 muaj pa paga megjithëse e kemi plotësuar dokumentacionin e kërkuar”, deklarojnë bizneset.

Ata kërkojnë të rregullohet marrëveshja e qeverisë me bankat. “Qeveria të marrë përsipër riskun e kredive për pagat”, shprehen më tej bizneset.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb