Pavarësisht presionit të madh gjatë merkatos së verës ku shumë lojtarë të Napolit u shndërruan në objektiva kryesorë për skuadra të mëdha, kampionët e Italisë ruajtën boshtin duke mos lejuar largimet e Osimhen apo edhe yllit të ri gjeorgjian, Kvara. Gjithsesi, sezoni nuk ka nisur mirë nën drejtimin e Rudi Garcias dhe ai barazim në “D’All Ara” ndaj Bolognas nuk lë vend për interpretime të tjera. Tekniku Garcia, në një intervistë të dhënë për mediat, nuk ka hezituar të “shigjetojë” edhe  gojët e liga, ose siç e quan ai, një grupim të vogël që ka nisur të ulërojë me të madhe.

“Nuk mund të dëgjoj një grupim të vogël që ka nisur të ulërasë me të madhe sepse unë jam i bindur se pjesa më e madhe janë në mbështetje të skuadrës dhe po ashtu në krah të trajnerit dhe lojtarëve. Gjendemi në një situatë ku edhe fati nuk ka ndihmuar, por unë e them gjithnjë se burrat e vërtetë duken në kohë të vështira. Tani duhet të ringrihemi shpejt” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: