Milot Rashica ka mbërritur në Norwich City për të nisur aventurën e madhe në Premier League. Sulmuesi nga Kosova do të debutojë sezonin e ri me ‘Kanarinat’ që janë rikthyer në elitën e futbollit anglez.

Rashica ka postuar një foto nga aeroplani me djalin e vogël në krah teksa në komentet klubi i Norwich i ka uruar mirëseradhjen.

Vetëm 25 vjeç, por Rashica 6 vite më parë luante tek Vushtrria e Kosovës teksa përgjatë rrugëtimit të tij ka shijuar  ligën holandeze, gjermane dhe tani edhe atë angleze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb