Milot Rashica ka qenë një nga protagonistët e ndeshjes së sotme mes Beshiktash dhe Antaliaspor, ashtu siç nuk do të dëshironte të ishte. Nëse në fillimin e pjesës së dytë ai dha asistin për golin e Ernest Muçit që shkurtoi diferecnën në 1-2, në fund të sfidës ai u bë protagonisti negativ duke shpërdoruar një penallti në mënyrë të pazakontë mes kaosit.

Në fundin e ndeshjes, Beshiktashi fitoi penalltinë që mund t’i siguronte të paktën një barazim në këtë sfidë dhe Milot Rashica ishte ai i cili mori përsipër të gjuante nga pika e bardhë në minutën e 11-të shtesë. Sulmuesi i Kosovës goditi dhe mposhti portierin edhe pse rrëshqiti në momentin e ekzekutimit,. me gjyqtarin i cili fillimisht bëri shenjë nga qendra.

Por lojtarët e Antaliaspor nisën menjëherë protestat rreth tij dhe kërkuan që penalltia të rishihej në VAR. Në fakt, përsëritjet treguan se në momentin e rrëshqitjes, topi i gjuajtur nga sulmuesi prekte këmbën tjetër, duke e bërë kësisoj golin të pavlefshëm dhe kthyer këtë në një faull në favor të Antaliaspor. Kështu, gjyqtari anuloi golin dhe dekretoi fundin e ndeshjes me fitoren 2-1 të skuadrës mike.

(VIDEO)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: