Gazi është një fëmijë artisti dhe si i tillë është rritur me artin dhe ka dalë në skenë që në moshë fare të vogël.
Në studion e Olës u shfaqën disa fotografi nga rolet që ai ka luajtur, një prej të cilëve ishte kur Gazi ka qenë vetëm 8 vjeç dhe ka luajtur në skenë më babain e tij. Ai tregoi se momenti fotografik është shkrepur kur ai i lutej në film babait të mbante një qen. Gazi zbuloi se në këtë fotografi ku ai ka qenë 8 vjeç, ka shumë tipare të ngjashme me djalin e tij.

Aktori zbuloi se babanë e ka patur idhull dhe brenda vetes gjithmonë e ka ndjerë aktorin, edhe pse atëherë ndoshta nuk e kuptonte. Më tej ai tregoi se kur krijon një personazh futet thellë në karakterin e tij, madje gati 2-3 muaj pas realizimit të rolit sillet edhe në jetën e përditshme si në rol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb